Connect with us

Home

Jesus : Duhet të përmisohemi

Published

on

Gabriel Jesus ka dhënë disa komente pas humbjes së Arsenal ndaj Manchester United.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ka thënë se humbja e pësuar ndaj Man United duhet të lihet prapa dhe skuadra duhet vazhdoj të përmirësohet.

Për ish-anëtarin e Manchester City, skuadra ka potencial të madh, si grupi më i ri në ligën angleze.

“Nëse shihni skuadrën tonë, shihni se jemi akoma të rinj. Është skuadra më e re në ligë, në ligën më të fortë në botë”, ka thënë Gabriel Jesus.

“Ne duhet, siç kam thënë, të qëndrojmë së bashku dhe të përmirësohemi si skuadër dhe të mos mendojmë për këtë. Kjo shkoi”, shtoi braziliani.

Arsenal ka pësuar humbjen e parë këtë edicion, pasi mori të gjitha fitore në fillim të sezonit, deri në udhëtimin në ‘Old Trafford’. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text