Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Italia fiton më në fund ndaj Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 5-2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të parët në epërsi kaluan italianët me anë të Matteo Darmianit në minutëne 16’. Federico Chiesa pak para se të përfundojë pjesa e parë shënoi dy gola për ta trefishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, maqedonët e ngushtuan epërsinë me anë të Jani Atanasov, në minutën e 52’.

Atanasov shënoi edhe njëherë në minutën e 74’.

Megjithatë, Giacomo Raspadori e shënoi golin e katërt për italianët në minutën e 81’.

Për golin e pestë u përkujdes Stephan El Shaarawy, në minutën e 93’

Italia pas shtatë xhirove ka 13 pikë në grupin C, me pikë të babarabarta me Ukrainën.

Ukraina dhe Italia do të ballafaqohen më 20 nëntor.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text