Connect with us

Premier League

Ish-legjenda e Arsenalit thotë se “Topçinjtë” nuk e kanë karakterin e duhur për të fituar Ligën Premier

Published

on

Pasi dështuan në garën për titull sezonin e kaluar, ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, vuri në dyshim qasjen dhe shpirtin e “Topçinjve”.

Për shumicën e sezonit 2022–2023, londinezët ishin liderët e ligës, megjithatë, një kolaps në fund të sezonit bëri që ata të humbnin titullin ndaj Manchester Cityt.

Gallas luajti për Chelsean në 2005 dhe 2006 dhe ai ishte një anëtar i disa skuadrave që sfidonin Arsenalin për titullin e ligës në fund të viteve 2000.

Gallas beson se lojtarët e Mikel Artetas nuk do të mund të luftojnë për titull këtë sezon për shkak të mungesës së karakterit në dhomën e zhveshjes.

“Arsenali është i aftë të fitojë ndeshje të rëndësishme, si ajo kundër Man City, por ne presim që ata të humbin pikë dhe nuk e dimë pse. Ndeshja me Newcastle ishte çfarë ishte. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të luash kundër Newcastle, por Arsenali duhej të largohej me tre pikët”, ka thënë fillimisht Gallas.

“Ky është ndryshimi midis një ekipi me shumë karakter dhe një ekipi pa të. Man City ka shumë karakter dhe ne e pamë këtë në fitoret e tyre ndaj Manchester United dhe Sheffield United dhe kjo e fundit ishte në minutën e fundit”, përfundoi ai.

Këtë sezon Arsenali po përballet gjithashtu me një luftë të ashpër për titull nga Tottenham Hotspur, i cili qëndron i dyti në ligë me sulmin më të mirë dhe me një Newcastle United edhe më të fortë se sa edicionin e kaluar.

Premier League

Salah: Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt

Published

on

Mohamed Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, kësisoj duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij.

Pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në “Anfield,” Salah bëri një deklaratë lidhur me situatën e tij.

“Sinqerisht, është diçka që më rri në mendje. Deri tani, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt me fanellën e Liverpoolit, prandaj thjesht desha ta shijoja,” tha Salah për “Sky.”

Ai shtoi: “Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që ta fitojmë kampionatin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Fati i Salah te Liverpooli mbetet ende i paqartë, ndërsa tifozët shpresojnë për një zgjidhje pozitive.

Continue Reading

Premier League

“Të Kuqtë” marshojnë drejt titullit kampion, Liverpool thellon në “Anfield” krizën e Manchester City

Published

on

Nuk mund të shkojë më keq.

“Qytetarët” e Manchester City kanë pësuar një tjetër disfatë të madhe, duke humbur kështu sfidën e 4-t radhazi, në elitën e futbollit anglez, Premier League, ku këtë herë u përballën me “gjigant” të “ishullit” siç janë edhe “Të Kuqtë” e Liverpool.

Pretendentët absolut për titullin kampion nuk bënë asgjë gabim në mitikun e “Anfield”, duke arritur të shënojnë dy herë në portën e Ortega, fillimisht me anë të Cody Gakpo, në minutën e 12’-të e më pas falë “faraonit” egjiptian, i cili i dha kundërshtarëve goditjen e “knock out”-it, pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 78’-të.

Falë këtij triumfi, Liverpool shkon tashmë në kuotën e 34 pikëve, duke qëndruar plot 9 pikë nga vendet 2 e 3, Arsenal e Chelsea, ndërsa Manchester City bie në vendin e 5-të me 23 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Premier League

Chelsea mahnitëse, triumfon ndaj Aston Villas

Published

on

Chelsea ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme, duke triumfuar bindshëm në shtëpi ndaj Aston Villas.

“Blutë” i arkëtuan pikët e plota me një fitore komode 3:0 midis “Stamford Bridge”.

Nicolas Jackson pas vetëm shtatë minutave lojë i dha epërsinë Chelseas me një gol nga afërsia.

Ndërsa, ishte mesfushori Enzo Fernandez që dyfishoi avantazhin pas një asistimi të bukur të Cole Palmer (36’).

Chelsea vazhdoi të dominojë në përgjithësi dhe fitoren e vulosi Palmer në fund me një eurogol, goditje e cila e la portierin kundërshtar të shtangur (83’).

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet në pozitën e tretë me 25 pikë kurse Villa qëndron në vendin e 12-të me 19 sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text