Connect with us

Home

Inzaghi : Ndaj Plzen luajm si për finale

Published

on

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka prezantuar ndeshjen e nesërme në Champions League përballë Plzen gjatë një konference për shtyp.

Jeni një hap larg kualifikimit në 1/16, sa e rëndësishme është?

“Ne e dimë se kemi luajtër katër ndeshje në mënyrën më të mirë, por nesër është një finale shumë e rëndësishme për ne. Jemi në të njëjtat kushte si vitin e kaluar, me një grup më të vështirë dhe me mundësinë për të shënuar një objektiv kryesorë.

Mendoni se duhet të rregullohet faza mbrojtëse në këtë proces?

“Po, për mbrojtësit që kemi dhe skuadrën që kemi, faza e mosposedimit të vitit të kaluar, e cila ishte mbrojtja e dytë më e mirë në ligë, duhet përmirësuar. Kur flasim për fazën e mbrojtjes, e kam fjalën për të gjithë ekipin.”

A do të thirret Lukaku? Çfarë mund të përmirësohet në fazën sulmuese?

“Nëse konfirmon stërvitjen e djeshme dhe tre të mëparshmet, do të thirret. Ai po punon me shumë entuziazëm dhe shumë dëshirë, stërvitja e sotme ende mungon por ai është në rikuperim të qartë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai humbi dy muaj dhe ishte një humbje e rëndë për ne. Por sulmuesit e tjerë kanë bërë mirë gjithmonë, duke e ditur se në futboll gjithmonë mund të përmirësohesh. Ne kemi shënuar gjithmonë, përveç ndaj Bayernit.”

Continue Reading

Home

Nga Zidane te Ten Hag, trajnerët që janë pa ‘punë’

Published

on

Një listë shumë e gjatë, e cila është vërtet mbresëlënëse. Ka shumë trajnerë që kërkojnë një ekip, duke filluar nga Zinedine Zidane, i cili fitoi gjithçka me Realin (dhe disa herë), por ka qenë praktikisht jashtë fushës që nga viti 2021, dhe duke përfunduar me Massimiliano Allegri, ende në lëvizje pas lamtumirës së tij të stuhishme me Juventus.

Në mesin e “të papunëve” të shkëlqyer nuk janë më Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino, të bashkuar nga eksperiencat e tyre te PSG dhe Chelsea dhe tashmë trajner i Anglisë dhe SHBA-së, si dhe Jorge Sampaoli, i cili është kthyer në Francë dhe është trajneri i ri i Rennes, ndërsa Joachim Low mbetet ende jashtë, pa ekip që nga largimi nga Gjermania.

Të mos harrojmë Sergio Conceiçao dhe Maurizio Sarri, si dhe Erik ten Hag, i shkarkuar nga Manchester United dhe zëvendësuar nga Ruben Amorim.

Më pas janë Rudi Garcia, Graham Potter dhe Frank Lampard, por edhe Edin Terzic, finalist në Champions League me Borussia Dortmundin dhe Xavi, i larguar nga Barcelona “e tij”.

Në mbyllje të listës, duke përmendur vetëm më të njohurit, Sam Allardyce, Nico Kovac, Igor Tudor, Lucien Favre, Quique Setien, Walter Mazzarri, Rafael Benitez, Jurgen Klinsmann, David Moyes, Julien Stephan, Roger Schmidt, Daniele De Rossi, Davide Ballardini, Mark van Bommel, Patrick Vieira, Urs Fischer, Claude Puel, Leonardo Semplici, Aurelio Andreazzoli, Fatih Terim, Fabio Cannavaro dhe Gabriele Cioffi.

Të gjithë kërcënimet e mundshëm për trajnerët në të gjithë Evropën nëse gjërat shkojnë keq.

Continue Reading

Home

U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban konferencë për media

Published

on

Skuadra Feronikeli ’74, pritet të zhvillojë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Kjo pas vendimit për tërheqje përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se vendimi për largim u mor për shkak të pakënaqësisë së madhe me mënyrën e referimit.

Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text