Connect with us

Home

Inzaghi i kënaqur nga loja kundër Spezia

Published

on


Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas fitores së ekipit të tij.

‘Nerazzurrët’ kanë fituar 3:0 ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Spezias.

Ekipi i Inzaghit dominuan gjithë takimin, në fund dhe rezultatin, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, duke u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Paraqitja ishte shumë e mirë, kemi bërë një ndeshje serioze. Djemtë u treguan të aftë, në 15-20 minutat e para ishim pak të ngurtë, por kur zhbllokuam ndeshjen mund të kishim realizuar edhe gola të tjera përpara pushimit të pjesës së parë. I kemi bërë mirë të dyja fazat”, tha Inzaghi.

Në dy javë sa kanë zhvilluar ndeshje Interi ka grumbulluar pikët e plota, gjithsej gjashtë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text