AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Interi mposhtet në përballjen që ishte suspenduar ndaj Fiorentinas

Interi mposhtet në përballjen që ishte suspenduar ndaj Fiorentinas

Interi ka pësuar humbje në sfidën që ishte suspenduar ndaj Fiorentinas në xhiron e 14-të në Serie A, shkaku që atë kohë pa ndjenja kishte lënë fushën Edouardo Bove.

Fiorentina zhvilloi lojë më të mirë se kampioni i Italisë, për ta mposhtur me rezultat 3:0.

Interi në fakt shënoi përmes Carlos Augusto, mirëpo që VAR-i ia mohoi për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj, ishte Ranieri që kaloi Fiorentinan në epërsi pas asistimit të Mandragoras (60’).

Vetëm tetë minuta më vonë, Moise Kean realizoi me kokë pas harkimit të Dodo për ta dyfishuar epërsinë (68’).

Kean u përkujdes që ta vuloste fitoren në fund duke përfituar nga një gabim amator në mbrojtje (89’).

Fiorentina me këtë fitore ngjitët në pozitën e katërt me 42 pikë, kurse Interi mbetet si pozitë e dytë me 51 sosh.

Resize text