Connect with us

Serie A

Interi ka pasur interesim për Dybalan

Published

on

Interi konfirmon se kanë pasur interesim për transferimin e Paulo Dybalas.

Dybala këtë verë i skadoi kontrata me Juventusin, andaj kaloi në Romë si një lojtar i lirë.

Por, interesim për të kanë shfaqur edhe Interi, e këtë e ka konfirmuar së fundmi nënkryetari i klubit, Javier Zanetti.

“Po, ka pasur një negociatë për Dybala. Por kur nënshkruam me Lukakun, menduam se tashmë kishim një sulm të rëndësishëm. Unë e shoh atë mirë te Roma, Mourinho e di këtë. dhe e di që do të mund ta përfitojë në maksimum”, u shpreh ai.

Argjentinasi në gjashtë ndeshje me ekipin e Jose Mourinhos ka katër gola dhe dy asistime.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text