AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Interi i shpëton humbjes në minutat e fundit ndaj Monza-s

Interi i shpëton humbjes në minutat e fundit ndaj Monza-s

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Monzës, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Serisë A. Skuadra e Inzagit duket me mendjen nga Champions-i, teksa ditën e mërkurë do të përballet me Mançester Sitin në transfertë.  

Në këtë duel trajneri i kampionëve në fuqi të Serisë A, i besoi vendin e titullarit Kristjan Asllanit, i cili qëndroi në fushë 74 minuta.  

Dani Mota gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 81-të, ndërkohë për të shmangur humbjen mendoi Damfris në minutën e 88-të.  

Me këtë barazim Interi u ngjit në kuotën e 8 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Juventusi dhe Torino, ndërkohë që në duelin e radhës interistët do të përballen me Milanin.  

Resize text