Connect with us

Serie A

Interi gjen fitorë e parë në Serie A

Published

on

Pas një fillimi jo të mirë të sezonit të ri të Serie A-së nga Interi, ‘Zikaltrit’ tashmë kanë gjetur fitoren e parë, duke triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Lecces.

Skuadra e Simone Inzaghit barazoi në ndeshjen hapëse me Genoan në udhëtim 2:2, por sot morën fitore të rehatshme në San Siro, duke shënuar në secilën pjesë nga një gol.

Zikaltrit e dominuan takimin sa i përket posedimit të topit, por që vuajtën në krijim të rasteve.

Goli i parë i takimit erdhi vetëm pesë minuta pasi filloi ndeshja. Dimarco harkoi në zonë, ku Taremi e devijoi me kokë, e më së miri u gjend Darmian që e çoi topin në rrjetë për 1:0.

Deri në përfundimin e pjesës së parë gola më nuk pati.

Interi e filloi edhe pjesën e dytë të takimit më mirë, duke kontrolluar tempon e lojës, e Lecce në anën tjetër nuk arrinte të dilte përpara pothuajse në asnjë rast seriozisht.

Goli i sigurisë u shënua në minutën e 69-të, kur Calhanoglu gjuajti nga penalltia, për rezultatin 2:0, pasi paraprakisht Thuram u ndal në mënyrë të palejueshme.

Me këtë rezultat, Interi gjeti fitoren e parë në këtë sezon të Serie A-së, duke shkuar në kuotën e katër pikëve, e Lecce mbetet pa asnjë pikë pas dy xhirove të zhvilluara.

Zikaltrit e zhvillojnë edhe ndeshjen e radhës në shtëpi, por kësaj radhe do të kenë punë të vështirë, pasi takohen me Atalantën në formë, më 30 gusht me fillim nga ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text