Connect with us

UEFA Conference League

“Intelektualët” sot pritet “t’iu japin mësim” Legias së Varshavës

Published

on

Drita sot do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme kjo për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League.

Kundërshtari që gjilanasit kanë përballë, është më i vështiri me të cilët janë takuar këtë vit. Kryeqytetasit polakë kanë eksperiencë të bujshme, pasi gjatë historisë së tyre, kanë luajtur në finalet e të gjitha ligave evropiane, raporton Klankosova.tv.

Me kampionët e shumëfishtë të Polonisë, Drita është përballur edhe në edicionin “pandemik” ku Legia fitoi 2-0.

Pavarësisht se oponenti është i dëshmuar, të dëshmuar janë edhe “Intelektualët” pasi gjatë kualifikimeve evropiane, janë përballur me emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, duke shfaqur performanca fantastike, si ndaj Feyenoordit holandez, Antwrepit belg e Plzenit çek.

Ballafaqimi Legia – Drita zhvillohet në stadiumin “Wojsla Polskiego” të Varshavës, me fillim në orën 18:00, kurse dueli i kthimit, pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text