Read Time:21 Second

Oklahoma City Thunder duhet t’i bëjë llogaritë pa lojtarin e tyre Chet Holmgren.
Amerikani u lëndua dhe me shumë gjasë do të jetë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.
Këtë e konfirmoi Adrian Wojnarowski i cili tha se lojtari pësoi një dëmtim në këmbën e majtë.
Në të njëjtën linjë me të qëndroi edhe Bleacher Sport i cili konfirmoi se lojtari me gjasë e ka humbur sezonin.