Connect with us
SKY

Superliga e Kosoves

Hazrollaj shkëlqen në fitoren e Malishevës

Published

on

Malisheva ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74’, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me shumë pak raste të krijuara nga dy palët.

Megjithatë pjesa e dytë ishte këngë tjetër pasi u realizuan tre sosh. Fillimisht drenicakët kaluan në epërsi me anë të Rrahmanit, në minutën e 60’.

Vendasit u kthyen në lojë me Drilon Hazrollajn, i cili fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 78’.

Hazrollaj realizoi edhe njëheë në minutën e 89’, për t’ia dhuruar fitoren malishevasve.

Malisheva pas fitores mbetet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara, teksa Feronikeli 74 renditet në pozitën e shtatë me 23 sosh.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text