Connect with us

La Liga

Hap fals i Barcelonës, katalanasit arrijnë të marrin një pikë në transfertë

Published

on

Barcelona nuk ka arritur të fitojë sot ndaj Rayo Vallecanos në transfertë, pasi katalanasit kanë dalë nga stadiumi i kundërshtarëve me vetëm një pikë pas barazimit 1-1.

Vendasit shënuan që në pjesën e parë, ku i befasuan katalanasit në minutën e 39’ me anë të Lopez. 45 minutat e para, Rayo Vallecano i menaxhoi më së miri, madje duke i dominuar blaugranat.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në statistika, pasi Barça normalisht ishte më kërkuese për të shënuar golin e barazimit, dhe pse jo për ta përmbysur atë.

Megjithatë, pas shumë tentativash, Barcelona arriti të barazonte rezultatin në minutën e 82’ falë një autogoli të Lejeune.

Me këtë barazim, Barcelona renditet në vendin e tretë me 31 pikë, duke u distancuar me 3 pikë nga kreu i tabelës aktualisht, pasi Girona dhe Real Madrid janë me një ndeshje më pak.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text