AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Haaland gabon edhe nga penalltia, vazhdon “mallkimi” për Manchester City

Haaland gabon edhe nga penalltia, vazhdon “mallkimi” për Manchester City

“Boxing Day” në Premier League nisi me përballjen në shtëpi të Manchester City, skuadrës kampione në fuqi, e cila ndodhet në një krizë të thellë. “Qytetarët” prisnin Evertonin e Armando Brojës, i cili nuk ishte përfshirë në formacionin titullar të mysafirëve, por u hodh në fushë në minutën e 70-të, në vend të Dominic Calvert-Lewin.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola gjendet në një krizë të thellë dhe kërkonte dëshpërimisht të kthehej te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester United dhe Aston Villa. Pjesa e parë ishte e luftuar dhe u mbyll me barazimin 1-1. Vendësit kaluan në epërsi me golin e Bernardo Silva në minutën e 14-të, ndërsa Evertoni barazoi falë golit të Ndiaye në minutën e 36-të. Pas pushimit mes dy pjesëve, skuadrat u kthyen në fushë pa ndryshime në përbërje.

Fatale për Haaland ishin dy rastet ideale për gol me nisjen e fraksionit të dytë. Në 49′, sulmuesi norvegjez nuk arriti të përfitonte nga një krosim i shkëlqyer i Savinho. Goditja me kokë e tij rezultoi e paefektshme, duke mos rrezikuar portën e Evertonit. Paksa më pas, në 53’, Haaland dështoi edhe nga pika e bardhë, duke shpërdoruar penalltinë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Jordan Pickford lexoi drejtimin e gjuajtjes dhe e ndali topin. Manchester City u përpoq ta vazhdonte aksionin dhe Haaland shënoi me kokë pranë shtyllës së dytë. Megjithatë, gëzimi zgjati pak, pasi ndihmësi i gjyqtarit kryesor ngrit flamurin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Me një distancë prej 11 pikësh për momentin nga Liverpool-i kryesues, që ka një ndeshje më pak dhe do ta luajë ndeshjen e javës së 17-të më vonë, sot në mbrëmje, Manchester City duket se e ka të vështirë ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar. Synimi minimal tani është kualifikimi për në Champions League.

Aktualisht, City ndodhet 3 pikë larg nga vendi i katërt, i cili mbahet nga Nottingham Forest. Rikuperimi i distancave të krijuara nuk filloi dot as sot, tashmë janë bërë 13 ndeshje radhazi pa fitore. Duket si mallkim për “qytetarët” e prekur nga dëmtimet e shumta, me të cilët nuk qenka as fati.

Klasifikimi për Manchester City nuk është aspak premtues. Skuadra e Guardiolës ndodhet në vendin e gjashtë për momentin, me 28 pikë. Bilanci deri tani është: 8 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Kjo situatë kërkon kthesë të shpejtë për të shmangur një sezon të dështuar.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

<

Resize text