Connect with us

Premier League

Haaland e shënon het-trikun e parë në sezonin e ri, Manchester City fiton me lehtësi ndaj Ipswich Town

Published

on

Kampioni në fuqi, Manchester City, e ka vazhduar me fitore bindëse edhe në xhiron e dytë në Premierligë, kësaj radhe duke triumfuar 4:1 ndaj Ipswich Town, ku Erling Haaland shënoi het-trikun e parë sezonal.

Qytetarët ndonëse e panë veten në disavantazh të hershëm, ata u këndellën shpejt, për të mos lënë asnjë befasi të ndodhë.

Szmodics shënoi për skuadrën e promovuar këtë sezon në elitën angleze, duke ia dhënë epërsinë që në minutën e shtatë.

Reagimi i parë i skuadrës së Guardiolës erdhi kur Savinho fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Haaland në minutën e 12 për rezultatin 1:1.

Dy minuta më vonë, Arijanet Muric gaboi rëndë, ku i dha mundësinë De Bruynes për të shënuar për epërsinë e parë të Manchester Cityt.

E Haaland në minutën e 16 e kaloi portierin pas një asisti fantastik të De Bruynes, dhe shënoi me lehtësi për 3:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë vetëm një gol u shënua, por fillimisht Aro Muric ia mohoi me një super-pritje hettrikun Haalandit.

Por kjo pritje nuk e ndali norvegjezin, i cili shënoi gol fantastik nga distanca në minutën e 88-të për të kompletuar het-trikun e tij të parë sezonal.

Manchester City e fitoi ndeshjen me rezultat 4:1, kështu duke mbledhë gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara deri më tani, ndërsa Ipswich e pëson edhe humbjen e dytë me radhë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text