Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka treguar se çfarë mendon për Topin e Artë, pasi Rodri e fitoi betejen me Vinicius Junior.
Vinicius Junior ishte menduar të fitonte ndaj Rodrit në garën për Topin e Artë, pasi frymëzoi skuadrën e Carlo Ancelottit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar. Megjithatë, braziliani përfundoi duke u mposhtur për çmimin prestigjioz nga Rodri, duke çuar në një reagim të furishëm nga Real Madrid, të cilët bojkotuan ceremoninë në Paris të hënën. Shefi i France Football, Vincent Garcia është përpjekur të shpjegojë pse Vinicius Jr nuk e fitoi Topin e Artë, duke sugjeruar se “ishte afër”, dhe Guardiola gjithashtu mendon se secili nga lojtarët mund të kishte fituar.
Ai u tha gazetarëve: “A duhet të jetë Vinicius? Ndoshta. Është [votuar nga] gazetarët, e dini, jo një grup elitar njerëzish që vendosin. Janë [njerëzit] në mbarë botën që votojnë, jo vetëm një vend. Ka ndryshim në opinione, dhe kjo është ajo që e bën futbollin të këndshëm, apo jo?”
Guardiola ndau gjithashtu mendimet e tij për vendimin e Madridit për të bojkotuar ceremoninë, duke shtuar: “Është në dorën e tyre. Nëse ata duan të urojnë, është mirë. Nëse jo, kjo është gjithashtu mirë. Në Manchester City, ne nuk jemi këtu për të gjykuar klubet e tjera. Për shembull, në lidhje me atë që duhet të bëjnë, Erling [Haaland] shënoi më shumë se 50 gola, fitoi tripletë dhe unë i thashë atij duhet të jesh i lumtur vetëm që je këtu. Të njëjtën gjë ia thashtë Rodrit. Nëse ju jeni në vendin e dytë, tretë apo katër, ju duhet të jeni të kënaqur. Sezonin e kaluar mund ta fitonte Haaland dhe Messi. Nuk është e rëndësishme kush e fiton. Kjo tregon që ju dhe shokët tuaj të skuadrës keni bërë diçka vërtet të bukur atë sezon.”

Guardiola gjithashtu i bëri thirrje Real Madridit të “pranojë” rezultatin dhe zbuloi krenarinë e tij që pa Rodri të bëhej lojtari i parë i Manchester City që fiton Topin e Artë. Ai shtoi: “Kjo ngjarje duhet të jetë një gëzim, njerëzit duhet t’i pranojnë rezultatet. Si klub, ne jemi shumë të lumtur që Rodri është lojtari i parë në këtë klub që e fiton këtë çmim. Është sikur të fitosh Premierligën dhe Liga e Kampionëve, jemi shumë krenarë”.
Rodri ishte lojtari në pesë ligat më të mira të Evropës me më shumë prekje (120.3) për lojë sezonin e kaluar në të gjitha garat.
.jpeg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Guardiola do të duhet të përballojë pa fituesin e tij të Topit të Artë për pjesën tjetër të sezonit pasi Rodri pësoi dëmtim të ACL. Trajneri i Manchester Cityt do të synojë të vazhdojë dominimin e ekipit të tij në Premierligë, si dhe të marrë kurorën e Real Madridit në Ligën e Kampionëve në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit në krye të Qytetarëve.