Guardiola : Nuk mund të fitoj CHL vetëm me Haaland

0 0
Read Time:52 Second

Erling Haaland ka marrë vëmendjen kryesore te skuadra e Manchester City, pasi ka arritur numër dyshifror të golave në Premier League, kur janë luajtur vetëm gjashtë ndeshje.

Forma e lartë e Erling Haaland e bën Manchester City edhe më favorite në garën e Champions League.

Megjithatë, trajneri i City, Pep Guardiola ka paralajmëruar se norvegjezi s’mund t’ia fitojë Cityt këtë trofe i vetëm.

“Unë gjithmonë kam vesim, por nëse mbështetemi vetëm në krahët e Erling, ne nuk do të fitojmë Champions League”, ka thënë Guardiola.

“Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë, të krijojmë shanse dhe ta ndihmojmë atë të shënojë gola. Shpresoj se e bëjmë këtë”, shtoi trajneri i Man City.

“Ai ka kualitete speciale dhe në ndeshje të rëndësishme mund të zgjidh problemet që kemi, definitivisht, por nëse nuk luajmë mirë ne nuk do të fitojmë ndeshje në Champions League ose Premier League”, tha mes tjerash Pep.

Manchester City nis sot sezonin e ri në Champions League. ‘Citizens’ do të kenë përballë skuadrën e Sevilla. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %