AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Guardiola: Nuk kemi shanse për ta fituar Premierligën

Guardiola: Nuk kemi shanse për ta fituar Premierligën

Trajneri Pep Guardiola nuk e sheh më Manchester Cityn kandidat për titull në Premierligë.

City i dha fund rezultateve negative me një fitore 0:2 ndaj Leicester Cityt, por duket se gara për titull për teknikun katalunas ka përfunduar.

Guardiola ka deklaruar se nuk kanë shanse për titull, megjithatë mund të garojnë për trofe të tjerë.

“Jemi shumë larg për ta fituar Premierligën. E pranojmë se nuk kemi më shanse për ta fituar, por jemi trofe të tjerë për të luftuar”.

“Fitorja? Është një lirim i madh, kështu ndihemi. Nuk ishte paraqitja ideale, por shpresoj që fitoret të na sjellin një gëzim më të mirë. Shpresoj që vitin tjetër të largohemi nga ky moment i keq”.

Për Guardiolan fitorja ndaj Leicesterit ishte paraqitja e 500-të në karrierë si trajner, ku ka regjistruar 362 fitore dhe arkëtuar 18 trofe me skuadrën angleze.

“Lojtarët më dhanë këtë dhuratë të mirë, ta festojmë fitoren e 500-të në këtë mënyrë”.

Resize text