Trajneri Pep Guardiola është deklaruar në prag të ndeshjes së dytë të Manchester Cityt ndaj Real Madridit, që luhet në kuadër të Champions League.
Trajneri i “qytetarëve” tha se ekipi i tij nuk duhet të ndiej presion dhe se ata duhet të jenë të uritur për të konkurruar.
“Ne duhet ta ndiejmë këtë presion. Nëse fokusohemi te fitorja e vitit të kaluar, nuk do të kemi atë shtytje shtesë që na nevojitet. Duhet të jemi të uritur për të konkurruar në këto lojëra, duhet të sjellim energjinë e duhur dhe na duhet tifozët ndonjëherë do të duhet të vuajmë sepse është e pamundur të dominojmë në 90 minuta”, tha Pep.
Guardiola gjithashtu nuk e fshehu faktin se për të, një katalanas, përballja me Real Madridin ka gjithmonë një kuptim të veçantë.
“Gjithmonë ka qenë kështu dhe kështu do të jetë gjithmonë – tha ai – Është Real Madrid dhe në këtë kompeticion është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Është e veçantë për mua. Sigurisht që është. Por jo, nuk kam frikë prej tyre. Por unë i respektoj shumë”, u shpreh ai.