AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Guardiola me mesazh të qartë për Grealish: Savinho e meriton vendin e titullarit

Guardiola me mesazh të qartë për Grealish: Savinho e meriton vendin e titullarit

Trajneri Pep Guardiola e ka pranuar se sulmuesi Jack Grealish duhet ta rrisë nivelin e lojës nëse dëshiron ta rifitojë vendin në formacionin bazë.

Grealish nuk shënoi as edhe një gol për klubin anglez në vitin 2024, ndërsa së fundmi tekniku katalunas po e preferon Savinhon para tij.

I pyetur se për çfarë arsye Savinho po zgjidhet para Grealish, Guardiola i dërgoi mesazh të qartë anglezit.

“Është e lehtë. Sa të shikojë veten, do të shohë konkurrencën dhe se duhet të konkurrojë, vetë. Savinho është në formë më të mirë dhe në gjithçka tjetër në krahasim me Jack prandaj edhe po e luaj Savinhon”.

“A e do Jack Grealish që e fitoi tripletën? Po, e dua atë Jack. Por, më duhet të jem i sinqertë me vetën dhe Savinho e meriton vendin”.

“Mund të thuash se nuk është e drejtë. Nëse mendon ashtu, atëherë është në rregull. Por, duhet ta dëshmosh vetën dhe të thuash “Okej, do të konkurrojë me Savinhon, për ta merituar vendin që të luajë çdo ditë, javë dhe muaj”.

“Luftova shumë për Grealish, që të jetë këtu dhe ta dëshmoj vetën dhe e di se mund ta bëjë, sepse e kam parë nivelin e tij. Dua ta tregon këtë në çdo stërvitje dhe në secilën minutë të lojës, përndryshe është Savinho”.

“A është ndokush në këtë dhomë që thotë se Savinho nuk meriton të luaj? Jo, sepse e meriton vetën. Luaj sepse po prodhon. Nuk kam dyshime në kualitetin e Jack ose ndokujt tjetër, përndryshe nuk do të ishin këtu”.

Resize text