AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Guardiola konfirmon lëndimin e Ruben Dias, portugezi do të mungojë disa javë

Guardiola konfirmon lëndimin e Ruben Dias, portugezi do të mungojë disa javë

Ruben Dias i është shtuar listës së lëndimeve të Manchester Cityt.

Mbrojtësi portugez u lëndua gjatë ndeshjes së Carabao Cup ndaj Tottenhamit në mesjavë, derisa nuk luajti dje ndaj Bournemouthit në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Lëndimin e Dias e konfirmoi edhe trajneri Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll tha se ai do të mungojë për disa javë, dhe mund të rikthehet pas pushimeve ndërkombëtar, pasi vuan nga një dëmtim muskulor.

27-vjeçari do të humbasë ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Champions League këtë të martë dhe atë ndaj Brighton në Premierligë.

Dias iu shtua bashkqlojtarëve tjerë të lënduar, Savinho, Manuel Akanji, Jeremy Doku, Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Kyle Walker, Oscar Bobb dhe Rodri./IndeksOnline/

Resize text