Connect with us
SKY

Home

Guardiola jep detaje për lëndimin e De Bruynes

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në një konferencë për shtyp ka folur për lëndimet e lojtarëve dhe formën që është duke kaluar Erling Haaland, para ndeshjes së nesërme ndaj West Hamit.

Guardiola theksoi se Nathan Ake është kthyer në stërvitje, teksa De Bruyne ende jo.

“Nathan u stërvit dje me neve, ndjehet mirë. Kevin ka filluar të lëviz, por që nuk është stërvitur me ekipin. Ne kemi stërvitje pas disa orëve dhe do shohim”, u shpreh Guardiola gjatë konferencës.

Ndërkaq, në lidhje me Haalandin, i cili mund të bëhet lojtari me më shumti gola brenda një sezoni në Premier League, Guardiola tha se kjo është mirë për të por gjithashtu edhe për ekipin.

“Natyrisht, është shumë mirë për të dhe ekipin nëse ai e thyen rekordin. Është një rekord për një kohë kaq shumë të gjatë. Ndoshta një ditë dikush do ta thyejë edhe rekordin që do vendosë Erling, për shkak se mendoj që ai do shënojë shumë gola në Premier League para përfundimit të sezonit”, shtoi ai.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text