Connect with us

Home

Guardiola i stërkënaqur me Haaland

Published

on

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është ‘i dashuruar’ në Erling Haaland.

Këtë merkato Haaland kaloi nga Borussia Dortmund drejt kampionit anglez.

Në katër paraqitje sa ka zhvilluar deri më tani në Premier Ligë, ai ka shënuar gjashtë gola.

Forma e tij e mirë edhe në ligën angleze, ka bërë që drejtuesit e klubit, me në krye Pep Guardiolan ‘te dashurohen’ në norvegjezin.

“Ajo që është e rëndësishme është se ai është një djalë i dashur, me këmbë në tokë. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nuk janë vetëm golat, por edhe sa i lumtur është ai.

Unë shoh sjelljen e tij dhe gjuhën e tij të trupit. Ju i kushtoni vëmendje gjuhës së trupit të lojtarëve dhe ai është gjithmonë në pozicionin e duhur”, u shpreh katalanasi.

Mbetet të shihet deri në fund të sezonit se si do rrjedhë paraqitja e sulmuesit me kampionin në fuqi.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text