Connect with us

Home

Graham mendon të rikthej Lukakun

Published

on

Vendin e Thomas Tuchel në krye të Chelsea e ka marrë Graham Potter, i cili ka nisur menjëherë me stërvitjen e skuadrës për ndeshjen e radhës në Premier League.

Ndryshimi i trajnerit pritet të sjellë ndryshime edhe ne skuadër, teksa një nga temat që ka nisur të diskutohet është edhe e ardhmja e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Giuseppe Marotta ka theksuar se ardhja e trajnerit Potter mund të vendosë edhe të ardhmen e belgut për sezonin 2022/2023.

“Është një lajm i freskët. Nuk e di se cilat do të jenë efektet e ndryshimit të trajnerit për të ardhmen e Lukakut.

Ne duam të marrim performancën më të mirë nga Lukaku, dhe më pas në fund të sezonit do të ulemi dhe do të flasim për të me Chelsean. Nuk e di nëse ndryshimi i trajnerit do të thotë që rikthimi i tij është automatik, është e vështirë për të parashikuar sot”, ka theksuar Marotta për “Sky Sport”.

Në marrëveshjen për huazimin e 29-vjeçarit nuk është përfshirë opsioni i blerjes, teksa Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text