Read Time:31 Second

Lojtari i Everton, Anthony Gordon dëshiron të transferohet te skuadra e Chelsea.
Tash e sa ditë, Chelsea lidhet me transferimin e mundshëm të Anthony Gordon, madje sot kanë filluar të përmenden edhe shifra specifike.
David Ornstein bën të ditur se Chelsea do të paguajnë 50+10 milionë funte për kartonin e lojtarit.
Sipas Ornstein, lojtari i ka thënë trajnerit të Everton, Frank Lampard, por edhe krerëve të tjerë të skuadrës, se dëshira e tij është të kalojë në ‘Stamford Bridge’.
Lojtari beson se kalimi te Chelsea do të ishte një shtysë e fortë për të, për të fituar ftesë për Kupën e Botës.