Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Goditi kundërshtarin në miqësoren me Austrinë, Sane: Është faji im, nuk kisha asgjë personale me të

Published

on

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’. Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë, veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp. Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”,- tha anësori i Bayern Munich.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text