AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gliha ndihet “pak fajtor” që Kosova fitoi ndaj Izraelit – nuk shfaq shpresë për kualifikim në “Euro 2024”

Gliha ndihet “pak fajtor” që Kosova fitoi ndaj Izraelit – nuk shfaq shpresë për kualifikim në “Euro 2024”

Trajneri i kombëtares së Kosovës Primozh Gliha, ka folur për ndeshjen ndaj Izraelit, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal prej 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Gliha tha se u ndje pak fajtor që Kosova fitoi kundër Izraelit dhe që Kosova u distancua nga mundësia për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.

“E di që do të tingëllojë e çuditshme, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësia e fitore, disi u ndjeva pak fajtor që i mundëm”, tha Gliha për mediumin kroat Sportske.

Ai përmendi edhe terrenin e vështirë në “Fadil Vokrri”, ku tha se Kosova ishte e shkëlqyer në ndeshje, ku tha se lojtarët e qarkullonin topin me dy ose tri prekje më së shumti, teksa lavdëroi edhe portierin izraelit për pritjet e bëra në ndeshje.

“Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata një me një me portierin, por portiere izraelit Glazer ishte I mrekullueshëm. Nuk ma parë portier më të mirë që një kohë të gjatë. Ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tri prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”.

Në prononcimin për median kroate, Gliha ka shfaqur pak optimizëm që Kosova, përkundër rezultateve dhe pozitës momentale në tabelë do të mund të kualifikohet tutje, duke thënë se “këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”.

Kujtojmë se të shtunën, Kosova do të përballet me Zvicrën në Bazel ndërsa më 21 nëntor do ta pres Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”.

I vetmi skenar që do ta kualifikonte Kosovën për në “Euro 2024” do të ishte që “Dardanët” t’i fitonin dy ndeshjet e mbetura, atë me Zvicrën dhe Bjellorusinë, dhe në anën tjetër, Rumania të barazonte ose të fitonte me Izraelin dhe të fitonte kundër Zvicrës.

Resize text