Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Gliha ndihet “pak fajtor” që Kosova fitoi ndaj Izraelit – nuk shfaq shpresë për kualifikim në “Euro 2024”

Published

on

Trajneri i kombëtares së Kosovës Primozh Gliha, ka folur për ndeshjen ndaj Izraelit, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal prej 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Gliha tha se u ndje pak fajtor që Kosova fitoi kundër Izraelit dhe që Kosova u distancua nga mundësia për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.

“E di që do të tingëllojë e çuditshme, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësia e fitore, disi u ndjeva pak fajtor që i mundëm”, tha Gliha për mediumin kroat Sportske.

Ai përmendi edhe terrenin e vështirë në “Fadil Vokrri”, ku tha se Kosova ishte e shkëlqyer në ndeshje, ku tha se lojtarët e qarkullonin topin me dy ose tri prekje më së shumti, teksa lavdëroi edhe portierin izraelit për pritjet e bëra në ndeshje.

“Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata një me një me portierin, por portiere izraelit Glazer ishte I mrekullueshëm. Nuk ma parë portier më të mirë që një kohë të gjatë. Ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tri prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”.

Në prononcimin për median kroate, Gliha ka shfaqur pak optimizëm që Kosova, përkundër rezultateve dhe pozitës momentale në tabelë do të mund të kualifikohet tutje, duke thënë se “këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”.

Kujtojmë se të shtunën, Kosova do të përballet me Zvicrën në Bazel ndërsa më 21 nëntor do ta pres Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”.

I vetmi skenar që do ta kualifikonte Kosovën për në “Euro 2024” do të ishte që “Dardanët” t’i fitonin dy ndeshjet e mbetura, atë me Zvicrën dhe Bjellorusinë, dhe në anën tjetër, Rumania të barazonte ose të fitonte me Izraelin dhe të fitonte kundër Zvicrës.

Kombetarja e Kosoves

Aro Muriq e ka ditëlindjen, FFK-ja e uron

Published

on

Gardiani i portës së Kosovës, Aro Muriq, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Me këtë rast, ai është uruar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Urime ditëlindjen e 26-të, Aro Muriq. Të dëshirojmë të mira pa fund!”, ka thënë FFK-ja. 

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Rumani-Kosovë, dalin në shitje biletat për tifozët dardanë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova (për sektorin e tifozëve të Kosovës), në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 15 nëntor 2024, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht.
Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës rumune në linkun e mëposhtëm:
https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO

Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00.
Biletat janë të personalizuara dhe në stadium lejohet vetëm hyrja e personit me emrin e të cilit është blerë bileta.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro

Published

on

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Si rezultat, ‘Dardanët’ pritet ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova e pret Qipron pas dy fitoreve radhazi.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=