Connect with us
Girl in a jacket

Superliga Shqiptare

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Elbasanit

Published

on

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjet tjera të javës së 15-të.

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjete tjera të javës së 15-të.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Elbasanit, takim që do të luet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Një duel ku rrogozhinasit synonë vazhdimësinë, ndërsa verdheblutë tentojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa muajsh.

Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Kurbinasit pas humbjes me Partizanin kërkojnë të rikthehet te rezultatet pozitive, ndërsa nga krahu tjetër Skënderbeu tenton gjithështu fitoren për t’iu larguar fundit. Një duel direkt për mbijetesë mes dy ekipeve, ku vetëm 1 pikë i ndaj në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë në orën 16:30 e gjithë vëmendja do të jetë vetëm në “Elbasan Aren”. Do të përballen mes tyre Dinamo dhe Teuta. Ashtu si “Blutë” edhe “Djemtë e Detit” prej disa ndeshjesh nuk e njohin fitoren dhe në “Elbasan Arena” nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text