Connect with us

UEFA Europa League

Gjimshiti me shokë “turpërojnë” Liverpool, “Të Kuqtë” çmontohen në “Anfield”

Published

on

Nuk mund të kishte rezultat më turpërues të paktën në sy, të tifozëve të tu. “Të Kuqtë” e Liverpool janë mundur paq, mbrëmjen e kësaj të enjteje, me “Bergamaskët” e Atalanta, që nuk kanë treguar aspak mëshirë, për kundërshtarët, në “mitikun” anglez, të “Anfield Road”, duke i mundur djemtë e Jurgen Klopp, me rezultatin e pastarë, 0 me 3.

Për skuadrën, pjesë e së cilë është edhe kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili si zakonisht ishte titullar i padiskutueshëm, golat u shënuan nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca, me një dopietë në minutat 38’ e 60’, ndërsa”fantazisti” kroat, Mario Pasalic “vulosi” humbjen e thellë, të anglezëve, në minutën e 83’-të, pas një gabimi të Kelleher.

Falë këtij rezultati, Atalanta e Gjimshitit mund të jetë shumë pranë një arritjeje historike, siç është edhe elemnimi nga një tur evropian, i “Të Kuqve”, të Liverpool, që ishin padyshim favoritët për fitimin e trofeut, megjithatë gjithçka do të vendoset më 18 prill, me djemtë e Jurgen Klopp, që do të tentojnë gjithçka në “Gewiss Stadium”. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text