AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gjilani i kthehet fitoreve, e mposhtë Feronikelin ‘74

Gjilani i kthehet fitoreve, e mposhtë Feronikelin ‘74

Pas tri ndeshjeve rresht pa fitore, Gjilani të shtunën si mysafir e ka mposhtur Feronikelin 74 me rezultatin e thellë 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Për 1:0 shënoi sulmuesi Sedad Jaroviq në minutën e 11-të të ndeshjes.

Dhjetë minuta më pas, Oltion Bilalli e shënoi golin e dytë.

Edi Basha në minutën e 62-të e shënoi golin përfundimtar për 3:0.

Gjilani ka 17 pikë dhe është në vendin e gjashtë.

Feronikeli 74 është në pozitën e fundit në tabelë me tri pikë.

Skuadra nga Drenasi ende nuk ka shënuar fitore këtë edicion.

Resize text