AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gjilani fiton,poashtu edhe Drenica

0 0
Read Time:59 Second

Kanë përfunduar dy ndeshjet e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës.

Gjilani fitoi me rezultat 3:1 ndaj Trepçë 89`, kurse Malisheva – Drenica janë ndarë 1:2.

Të parët në avantazh kaluan ekipi nga Mitrovica, pas golit të Christian Mba në minutën e 8`të takimit.

Golin e barazimit e shënoi Augustin me autogol, në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit, pasi vetëm tre minuta pasi filloi, ishte Elton Cale që i dhuroi epërsinë gjilanasve.

Për golin e tretë u përkujdes Mevlan Zeka, i cili në minutën e 65` shënoi një supergol.

Ndeshja tjetër u mbyll 2:1 në favor të drenicasve.

Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy herë më anë të Arbios Thaqit dhe Koxyn.

Kurse, Malisheva në 45 minutat e dyta arriti të ngushtojë epërsinë, me anë të Alban Shillovas.

Behar Maliqi shënoi në minutat e fundit për vendasit, por VAR e anuloi për pozitë jashtë loje.

Kështu Drenica mori në fitore të rëndësishme.

Gjilani tashmë ka 10 pikë, Trepça 89` ka dy (por një ndeshje më pak), Malisheva ka tri pikë (me një ndeshje më pak) dhe Drenica shkon në kuotën e katër pikëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=