Connect with us

Superliga e Kosoves

Gjilani e Ballkani pajtohen me nga një pikë

Published

on

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit, i vlefshëm për raundin e dytë të Superligës së Kosovës.

“Xhebrailat” ishin më dominues dhe më të rrezikshëm, por që epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1.

Fillimisht ndeshja nisi tetë minuta me vonesë, shkaku i disa problemeve me rrjeta.

Gjilani kaloi herët në epërsi përmes një supergolit të Robert Rrahmanit nga distanca (6’).

Mirëpo, e shpejtë ishte kundërpërgjigja e Ballkanit me brazilianin Queven Inacio, që realizoi pas asistimit të Walid Hamidit ((7’).

Pas kësaj, Ballkani kishte dy mundësi të mirë shënimi përmes Sunday, megjithatë ky i fundit vazhdon të ketë probleme për t’ia bërë sefte në fanellën e suharekasve.

Almir Kryeziu në fakt e gjeti rrugën drejtë rrjetës, mirëpo goli i këtij të fundit u anulua për pozitë jashtë loje (58’).

Të dy skuadrat tentuan deri në fund që ta shënonin golin, i cili do të ishte i fitores, por që assesi s’ia dolën.

Kësisoj, Ballkani mbledh katër pikë në pozitën e dytë derisa Gjilani renditet si pozitë e pestë me dy sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text