AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gjeorgjia është “mace e zezë” për Shqipërinë

Gjeorgjia është “mace e zezë” për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.

Një ndeshje në të cilën Gjeorgjia duket paksa më e favorizuar, kjo edhe falë së shkuarës. Shqipëria është përballur 15 herë me gjeorgjianët, por statistikat nuk janë në favor të kuqezinjve.

Në këto 15 ndeshje, plot 8 janë fituar nga Gjeorgjia. Në barazim kanë përfunduar 4 ndeshje të tjera, ndërsa vetëm 3 janë fituar nga tanët. Pra, “djemtë” e Sylvinhos nuk do të zbresin në fushë vetëm për 3 pikët, por edhe për të përmirësuar statistikat.

Resize text