Connect with us

Serie A

Gjashtë gola në Romë, Interi tregon fuqinë e liderit

Published

on

Roma dy herë ka avancuar por nuk ka qëndruar deri në fund dhe ka pësuar humbje me rezultat 4:2 nga lideri i kampionatit italian, Interi. 

Interi ka treguar fuqinë e liderit në “Olimpico” të Romës dhe se e ka përnjëmend luftën për titullin e kampionit. 

Acerbi shënoi për 0:1, ndërsa Mancini (28′) e El Shaarawy (44′) kaluan në epërsi romakët.

Zikaltrit treguan lojë të madhe në pjesën e dytë duke triumfuar me golat e Thuram (49′), Angelino (56′ – autogol) e Bastoni (90+3’.

Gjashtë gola në Romë dhe një Inter që nuk dorëzohet në asnjë moment duke u kthyer me pikë të plota.

Trajneri i Romës, de Rossi, lëshoi fushën i zhgënjyer e Inzaghi i Interit ballëlart.

Pas javës së 24-të në Serie A, Interi kryeson me 60 pikë e ka 7 më shumës se Juventusi dhe Roma është në të pestin me 38 pikë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text