Giroud afër kontratës së re

0 0
Read Time:29 Second

Milan do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Olivier Giroud është dëshmuar si pjesë kyçe e skuadrës së Milan, që kur arriti në ‘San Siro’ vitin e kaluar.

Sipas mediave italiane, Milan do t’ia shpërblejë këtë angazhim yllit të tyre, duke i ofruar rinovim kontrate.

Milan duan ta shtyjnë kontratën për një vit, pra deri në vitin 2024.

Giroud ka bërë maksimumin në një kohë kur Ibrahimovic, Rebic e Origi janë të lënduar.

Në shtatë ndeshjet e para këtë sezon, Giroud ka gjetur katër herë golin, si dhe ka dhënë një asist.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %