Giresse tregon vështirsit me Kosoven

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Alain Giresse është shprehur për vështirësitë e tij që po i has si drejtues i kombëtares së Kosovës në futboll.

Trajneri francez ka folur për problemin e lojtarëve me dy shtetësi dhe ata që po refuzojnë të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës.

Një nga shembujt që i ka lënë përshtypje selektorit francez është rasti i portierit të Frankfurtit, Diant Ramaj.

“Siç e dini, ky vend (Kosova) lindi nga shpërbërja e Jugosllavisë. Zgjedhja ka ekzistuar zyrtarisht vetëm për gjashtë vjet. Gjatë luftës, shumë kosovarë u larguan dhe u vendosën në vendet evropiane, ku filluan me ekipet e të rinjve. Ky është rasti i Shaqirit për shembull, i cili zgjodhi Zvicrën, por që mund të kishte luajtur për Kosovën.”

“Jo prioriteti, jo, por një element i rëndësishëm. Merrni për shembull portierin e dytë të Frankfurtit (shembull: Diant Ramaj, i lindur më 2001), ai është me origjinë nga Kosova, por është një përfaqësues i Gjermanisë në grupmosha. Ka shumë si ai. Nuk është e lehtë t’i bindësh të veshin ngjyrat e vendit të tyre të origjinës.”

“Është një fenomen që e kam hasur shumë në Afrikë, jo i lehtë për t’u zgjidhur. Mbaj mend që kam zgjedhur një lojtar që po kthehej për herë të parë në vendin e tij të origjinës. Ai ishte rritur në Francë, kishte kulturë franceze dhe po kthehej për herë të parë në Afrikë për të luajtur me kombëtaren e origjinës së tij.”

“Ambicia është që ekipi të përparojë. Është një vend i vogël, krejt i ri, një përzgjedhje që ka gjashtë vjet”.

“Të shkosh në Euro, është ende një ëndërr për t’u realizuar… Do ta shohim shortin në tetor (shënim: shorti i grupeve për play-off do të bëhet më 9 tetor), por nuk do të jemi favorit… buzëqeshje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %