Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Giresse ankohet: Po ballafaqohemi me lëndime – kundër Bjellorusisë duam vetëm fitoren

Published

on

Trajneri i Kosovës në futboll, Alain Giresse ka folur në lidhje me përballjen e nesërme ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Giresse, në konferencë, potencoi se do ta hedhë formacionin më të mirë të mundshëm, teksa theksoi se Milot Rashica është në dyshim.

“Që e kemi të qartë, dhe e kemi qartë, cili formacioni titullar, duhet ta keni parasysh, duhet të përshtatemi me rrethanat që kemi të bëjmë, me lëndime që po ballafaqohemi çdo herë. Sa i përket formacionet për nesër nuk mund ta konfirmoj, ajo që mund të them që do të jetë më i miri që jetë në gjendje për të marr fitoren në ndeshjen e nesërme, për të arritur qëllimin tonë deri te fitorja”, u shpreh Giresse.

Trajneri francez, shtoi se se në ndeshjet e fundit iu ka munguar vetëm goli.

“Nuk do të rikthehem të kthehem si kemi luajtur në tri ndeshjet, në ndeshjen e parë kemi luajtur futboll të mirë, kemi lojë kualitative por nuk kemi arritur shënimin e golit, duke shënuar fillimisht dhe me pasë fitoret”.

Giresse theksoi se gjendja fizike e Rashicës është duke u përcjellur.

“Nuk e kemi të qartë nëse do të jetë në ndeshje, që ta ballafaqoj ndeshjen me ritmin e plotë, gjendja e tij fizike është duke përcjellur, Mirlind Kryeziu nuk ka qenë në dispozicion në ndeshjen e kaluar, dhe është i gatshëm për nesër”.

“E kemi analizuar Bjellorusinë, duke pasur parasysh dy ndeshjet e fundit e kemi analizuar lojën e tyre ndaj Izraelit, duhet të provojmë që ne të jemi ekip që luajmë mos të shohim si luan kundërshtari, ta marrin dominimin në fushë, dhe ata të na përshtaten neve si luajmë”, përfundoi Giresse.

UEFA EURO 2024 Qualification

Goditi kundërshtarin në miqësoren me Austrinë, Sane: Është faji im, nuk kisha asgjë personale me të

Published

on

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’. Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë, veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp. Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”,- tha anësori i Bayern Munich.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”

Published

on

Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i ëhstë bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.

Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.

Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Kroacia e kualifikuara e fundit, Turqia e mbyll grupin D në vendin e parë

Published

on

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.

Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text