Milan ka marrë një fitore me shumë vuajtje në “San Siro” ndaj Veronës, ndeshje e vlefshme për javën e
25-të në Serie A.
Një pjesë e parë shumë e dobët për kuqezinjtë, 45 minutat e para u mbyllën 0-0.
Edhe pjesa e dytë nuk eshte se pati ndonjë ndryshim të madh nga e para. Goli i takimit erdhi në minutën e 75-të, pas një kombinimi të bukur mes Alex Jimenez, Rafa Leao dhe Santiago Gimenez. Në fund ishte meksikani që dërgoi topin ne rrjete.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri ne fund. Me kete fitore, Milan renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 15-të me 23 pike. Tani kuqezinjte do te fokusohen te ndeshja e mesjavës ne Champions, ku do të tentojnë të përmbysin humbjen 1-0 ndaj Feyenoord në Holandë.