Connect with us
SKY

Home

Gerrard për Douglas Luiz: Në duam që ai të qëndrojë

Published

on

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard ka folur në lidhje me mesfushorin Douglas Luiz.

Luiz në merkaton e verës ka qenë një nga objektivat e Arsenalit.

Por, klubi londinez nuk arritën të sigurojnë shërbimet e tij, andaj pritet të shkojnë për të edhe në merkaton e janarit.

E lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i tij, Steven Gerrard, duke thënë se nuk befasohet me interesimin e Arsenalit, por shpreson që ai të qëndrojë në ekip.

“Nuk ka asnjë lajm në lidhje me zgjatjen e qëndrimit të tij këtu, kështu që situata nuk ka ndryshuar. Por ajo që do të thoja është se është shumë i fokusuar, është stërvitur mirë.

A jam i befasuar nga spekulimet? Jo, sepse ne kemi një lojtar të ri brazilian që është një talent fantastik. Pres që të më bëhet shumë kjo pyetje me kalimin e sezonit. Ne duam që ai të qëndrojë këtu. Mendoj se pronarët ishin shumë të fortë për ta mbajtur atë këtu. Ne nuk donim ta humbnim atë në ditën e fundit dhe ai ka performuar shumë mirë që atëherë”, u shpreh ai.

Përveç Arsenalit, interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe Milani dhe Liverpooli.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text