AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gavi ende pa kontratë tek Barca

0 0
Read Time:47 Second

Gavi mund të pranojë disa oferta gjatë merkatos së ardhshme.

Lojtari spanjoll, Gavi nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij te Barcelona dhe me kontratën aktuale ai është lojtar i Barcës vetëm deri në vitin 2023.

Rinovimi ka munguar për arsye të ndryshme, një nga të cilat është struktura e pagave. Ndonëse flitet se marrëveshja në parim është arritur, formalizimi s’është bërë akoma.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, skuadra si Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich janë të interesuara për nënshkrimin e tinejxherit spanjoll.

Transferimi i Gavi do të jetë i vështirë, pasi Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin dhe do të shtyjë deri në fund për rinovimin e tij.

Gavi ka qenë pjesë kyçe e Barcës në këtë fillim sezoni dhe pritet të jetë ashtu gjatë gjithë sezonit.

Ai ka startuar në të gjitha ndeshjet e Barcës në La Liga këtë edicion. Rinovimi i kontratës së tij pritet të formalizohet sapo të largohet Miralem Pjanic. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=