AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Gavi afër kontratës së re

0 0
Read Time:1 Minute, 1 Second

Vazhdimi i kontratës së Gavi, është gjithnjë e më afër realizimit.

Mesfushori i Barcelonës pret që klubi t’i tregojë datën më të përshtatshme për zyrtarizimin e një marrëveshjeje që tashmë është në rrugën e duhur dhe që do të çojë në nënshkrimin e një kontrate të re që do të bashkojë Barçën dhe mesfushorin spanjoll deri në vitin 2026

Kontrata aktuale e Gavit përfundon më 30 qershor 2023 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë euro.

Burime nga entiteti i Barcelonës bëjnë me dije për “Mundo Deportivo” se rinovimi i spanjollit është pothuajse gati, për të cilin shtojnë se duhet mbyllur përpara se të mbërrijë tetori.

Natyrisht, ata shtojnë edhe se duhet gjetur koha e duhur për ta bërë zyrtare këtë lajm. Kjo gjë ndodh pasi programi i ndeshjeve të Barcelonës është shumë i ngjeshur dhe nuk po gjehet koha e duhur.

Me largimin e Pjanic, pritet të gjenerohet fair-play i nevojshëm që Gavi të rinovojë, me një klauzolë prej 100 milionë euro, të njëjtën klauzolë si Ansu Fati, Pedri dhe Araujo.

Përveç kësaj, Gavi do të lërë numrin 30 për të veshur numrin 6-të, atë që la Riqui Puig pas transferimit të tij në Los Angeles Galaxy. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=