AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Galatasaray dhe Fenerbahce ndahen në paqe në derbin më ndryshe në histori

Galatasaray dhe Fenerbahce ndahen në paqe në derbin më ndryshe në histori

Galatasaray dhe Fenerbahce kanë barazuar në derbin kryesor të sezonit me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit turk.

Ndeshja u gjykua nga gjyqtari slloven, Slavko Vincic, i cili u bë gjyqtari i parë i huaj që gjykon këtë derbi.

Fenerbahces që iu duhej më shumë fitorja, kishin më shumë nga loja, madje arritën të shënonin në minutën e 14-të me Oguz Aydin, por u anulua pasi kishte një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.

Pjesa e mbetur në 45 minutat e parë nuk sollën raste të tjera.

Në minutën e 68-të, Fenerbahce ishte afër golit por Fernando Muslera priti goditjen e Youssef En Nesyri.

Oguz Aydin dhe Edin Dzeko po ashtu kishin raste të mira, por nuk ishin të saktë, sidomos boshnjaku që nuk qëlloi nga afër.

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera, duke e mbylllur ndeshjen në barazim, rezultaty që i konvenon Galatasarayt.

Galatasaray është lider me 64 pikë, ndërsa Fenerbahce është e dyta me 58 pikë. /Telegrafi/

Resize text