Chelsea ka pësuar humbje në udhëtim te Ipswich Town.
Edhe pse “Blutë” ishin favorit në letër, dëshpëruan në paraqitje duke pësuar me rezultat 2:0, sfidë ku Aro Muric ishte në stol.
Filip Jorgensen shkaktoi penallti pas vetëm 10 minutave lojë me një ndërhyrje brenda zonës, ku Liam Delap ishte i saktë për ta zhbllokuar rezultatin.
Chelsea pastaj e barazoi rezultatin me Joao Felix, që u asistua nga Cole Palmer, sidoqoftë goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Mysafirët lehtë mund të barazonin megjithatë si Palmer ashtu edhe Caicedo dështuan t’i konkretizonin.
Kur askush s’e priste, në skenë doli Omari Hutchinson që e ndëshkoi ish-klubin pas asistimit të Palmer (53’).
Chelsea tani renditet në pozitën e katërt me 35 pikë kurse Ipswich qëndron në pozitën e 18-të me 15 sosh.