Fundjava e futbollit evropian

0 0
Read Time:39 Second

Futbolli evropian vijon këtë vikend me ndeshje interesante në kampionatet në kampionatet elitare.

Vëmendja, pa dyshim, do të jetë në Itali dhe në Gjermani, ku do të luhen dy derbi.

Bayern Munich sfidohet nga Borussia Dortmundi në orën 18:30, teksa Milani pret në shtëpi Juventusin në orën 18:00.

Në sfidën e parë favorit llogaritet Bayerni, marrë parasysh këtu ndeshjet e fundit mes tyre.

Ndeshja tjetër pritet të jetë më e paparashikueshme, përkundër që Milani është më në formë se “Zonja e Vjetër”.

Sfida interesante do të ketë edhe në Angli e Spanjë.

Manchester City luan në orën 16:00 ndaj Southampton, ndërsa Chelsea dhe Tottenham, në po të njëjtën kohë, sfidohen nga Wolverhampton dhe Brighton.

Në La liga, Real Madridi është mysafir i Getafes në orën 21:00.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %