Connect with us

UEFA Euro 2024

FOTO/ Lojtarët takojnë tifozët para nisjes për në Dyseldorf

Published

on

Pas përfundimit të përgatitjeve, në qendrën stërvitore, në Kaiserau, mesditën e kësaj të diele, “Legjionarët” janë nisur drejt Dyseldorfit aty ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit, para sfidës me “Iberikët” e Spanjës, sfidë e cila përveç se është e fundit për fazën e grupeve do të vendosë përfundimisht nëse do të arrijmë një kualifkim historik, për në raundin me eleminim direkt, apo do ta mbyllim me kaq “aventurën” tonë në Gjermani.

Siç është bërë tanimë “traditë” në kampin e “Kuqezinjve”, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët, teksa para nisjes e gjithë skuadra ishte aty për “lojtarin e 12-të”, të Shqipërisë, me tifozët tanë që mund të konsiderohen, si ndër më të veçantit në Euro 2024, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë “Legjionarëve”.

 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text