Connect with us

UEFA Champions League

Formacionet zyrtare: Slavia e Pragës – Lille, Edon Zhegrova nga minuta e parë në fushë

Published

on

Lille sot do të tentojë të kthehet në Ligë të Kampionëve pas dy sezoneve mungesë, pasi ka në dorë kualifikimin me epërsinë prej dy golave nga ndeshja e parë ndaj Slavia Pragës.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, luajti rol të madh në ndeshjen e parë, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 2:0 në Francë, por sot pritet ta kenë më të vështirë pasi kësaj radhe luajnë në udhëtim.

Zhegrova do të jetë sërish nga minuta e parë, ku edhe një herë tregohet besimi i trajnerit të ri të skuadrës, Bruno Genesio, që ka në yllin kosovar.

Kur ka mbetur diku edhe një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Slavia e Pragës do të luajë me formacionin 3-4-3.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text