Bayern Munich dhe Bayer Leverkuseni do të përballen në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BayArena”, duke filluar nga ora 18:30.
Dy pikë i ndajnë dy ekipet nga vendi i parë, me Leverkusenin që udhëheqë me 52 pikë, teksa Bayerni në pozitën e dytë me 50 sosh.
Thomas Tuchel dhe Xabi Alonso kanë zgjedhur përbërjet më të mira për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, e cila mund të jetë kruciale për titull.