Chelsea pret sot Real Madrid për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi 2-0 për Los Blancos, ndërsa sonte nga ora 21:00 në Stamford Bridge, pritet të mësohet se kush kalon në gjysmëfinale.
Chelsea për këtë takim do të jetë pa Ben Chilwell që ka karton të kuq nga takimi i parë, ndërsa Kalidou Koulibaly është i lënduar.
Në anën tjetër, Los Blancos janë vetëm pa Ferland Mendyn, që po ashtu është i lënduar.