Connect with us

Home

Fofana tek Chelsea për 7 vitet e ardhëshme

Published

on

Wesley Fofana është lojtari më i ri Chelsea-t. “Blutë” e Londrës zyrtarizuan sot afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.

Me të përfunduar nënshkrimin e tij, Fofana tha: “Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe jam shumë i lumtur.

U stërvita këtë mëngjes me ekipin dhe është një ëndërr e bërë realitet për mua.  Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Kam ardhur këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar trofe, kështu që unë jam këtu për këtë qëllim.”

Fofana u ble nga Leicester City për shifrën e 70 milionë paundve plus bonuset.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text